Rasti i ndërrimit të foshnjeve: Shkarkohet shefi i gjinekologjisë

Prej tvteuta16:22, 17 Maj 2018

Shefi i sektorit të gjinekologjisë në Qendrën spitalore të Podgoricës Vojisllav Miketiq, është shkarkuar sot me kërkesë të ministrit të shëndetësisë Kenan Hrapoviq. Ky shkarkim erdhi si pasojë i skandalit të ndërrimit të foshnjeve , kur një familjes iu dorëzua foshnja e dikujt tjetër.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar dhe në këtë kontekst është suspenduar edhe motra medicinale përgjegjëse, kurse nga udhëheqësia e Qendrës spitalore dyshojnë se rasti nuk është gabim por tentativë për sabotim.

  • 1

    Radio