Sociale Më shumë

SH.F. “Mareshali Tito” festoi 50 vjetorin e themelimit

Prej tvteuta14:57, 15 Maj 2018

SH.F ” Mareshali Tito ” shënoi 50 vjetorin e themelimit. Me këtë rast përmes nje organizimi solemn në ambijentet e Salles se Sportit të këtij instiucioni u festua kjo datë e rëndësishme. Drejtoti i SH. F ” Marshall Tito ” Arben Llunji, në fjalën e tij përshendetëse  përpara të pranishmëve shpalosi disa nga sukseset më të mëdha të arritura nga nxënësit dhe mësimdhënësit e këtij institutucioni , ku bëjnë pjesë medalje të shumta të fituara në gara të niveleve të ndryshme , krijimi i paraleles së parë për femijë me nevoja të vecanta , riparimi pjesëve të ndryshme të shkollës e shumeçka tjetër. “Ky vit është i veçantë për ne sepse festojmë gjysëm shekulli ekzistencë dhe gjatë këtij viti shkollor kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme, dhe vendin e pare në Panairin nderkombëtarë të arsimit në Novi Sad.Siç e dini Shkolla filloi me punë në vitin 1968 dhe mbajti emrin si Shkollë e Dytë fillore , ndërsa nga viti 1972 e mban emrin I.P. SH.F. „Marshall Tito“. Shkolla ka tri paralele të shpërndara , Paralelja e shpërndarë në Pistull, Zogaj dhe Darzë , në të cilat poashtu mësimi mbahet në dy gjuhë.Kjo shkollë është me e madhja në Mal të Zi , në të cilën mësimi realizohet njëkohësisht në gjuhën malazeze dhe në gjuhën shqipe, kështu pra që nga fillimi i saj funksionon si shkollë dy-gjuhësore. Që Nga themelimi i saj deri në ditët e sotme shkolla numëron rritje konstante të numrit të nxënësve (nga 829 që kishte në vitin shkollor 1968/69 deri në ditët e sotme, ku në vitin shkollor 2017/18 numëron  rreth 1200 nxënës”, theksoi ne fjalimin e tij drejtori Llunji. Të pranishmit në salle që ishin në numër të madh, në mesin e të cileve edhe figura të shquara politike dhe diplomatike, veteran te arsimit dhe sektorit te biznesit, prinder e shume te tjere, patën kënaqësinë të shijojnë programin e përgaditur nga nxënësit e kësaj shkolle si dhe koktejin e rastit per te gjithe.

  • 1

    Radio