Përfundoi Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit”
Prej tvteuta16:03, 14 Maj 2018
Mbrëmë në qytetin e vjetër të Shasit përfundoi Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit”që është i 15 me rradhë që organizohet nga shoqata “Ora”. Ky manifestim me karakter kulturor-turistik ka për qëllim ruajtjen e vlerave tradicionale dhe promovimin e kultures dhe turizmit të Anës së Malit. “Vendosja e Shasit në qendër të këtij manifestimi ka për qëllim të rikthejë vëmendjen e munguar për këtë qytet të lashtë,duke promovuar atë si një qendër të zhvillimit të kultures dhe turizmit” u shpreh kryetari i shoqatës “Ora” Dritan Kurti. Me interpretimin e valleve dhe këngëve nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe valleve “Shota”u përbyll ky edicion duke kulmuar me vallen “Lulet e Marsit”me koreografin Xhemal Berisha.Morrën pjesë edhe këngëtar dhe shoqëri kulturo-artistike vendase . Nuk kanë munguar edhe garat në gjuajtjen hedhjen e pijatellës dhe tërheja e litarit,ndërsa për të pranishmit është shtruar një koktej me gatime tradicionale nga Ana e Malit.