Mbi 100 pjesmarrës në pelegrinazhin në Kishën e Shën Vasilit në Darzë

Prej tvteuta09:09, 13 Maj 2018

Me rastin e kremtimit të festës së Shën Vasilit, më shumë se 150 besimtarë të Kishës Ortodokse të Ulqinit organizuan pelegrinazh nga kisha në Meterizi deri në kishën e Shën Vasilit në Darzë.

Peshkopi i Ulqinit Sinisha Smiljiq, mbajti liturgjinë, pas së cilës besimtarët e kaluan kohën në shoqërim në mes veti. Kryetari i Këshillit kishtar të Ulqinit, Sllobodan Gjakonoviq, u shpreh entuziast për praninë e një numri të madh besimtarësh dhe tha se kjo do të bëhet traditë në komunën tonë. Kisha Ortodokse më 17 maj feston Ditën e Ngritjes dhe me këtë rast  do të organizohen lojëra kalorsiake.

  • 1

    Radio