Sociale Më shumë

Nesër në sallën e Kuvendit Komunal: Debat publik mbi temën e legalizimit të objekteve

Prej tvteuta15:52, 10 Maj 2018

Nesër në Sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit do të mbahet debati publik me temën “Legalizimi i ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme”. Pjesë e panelit diskutues do të jenë : Andrej Milloviq dhe Aleksandër Shipçiq nga Asociacioni për Prosperitet Demokratik “Zid” , si dhe përfaqësues të institucioneve kompetente shtetërore.

Ftohen qytetarët që kanë pyetje në lidhje me procedurën e legalizimit për të marrë pjesë, me qëllim që të njihen drejtpërdrejt me Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve , procedurës së legalizimit në komunën e Ulqinit ,pse është mirë të legalizohet objekti, si dhe iniciativat që ADP-Zid u ka dërguar përfaqësuesve të komunave. Debati do të fillojë në orën 9.00.

  • 1

    Radio