Sociale Më shumë

Plagoset gazetarja e “Vijesti” Olivera Llakiq

Prej tvteuta10:01, 9 Maj 2018

Mbrëmë rreth orës 9 të mbrëmjes në Podgoricë është sulmuar me armë zjarri gazetarja e “Vijesti” Olivera Llakiq, e cila si pasojë ka mbetur e plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimeve paraprake dhe dëshmisë së vetë Llakiq, sulmuesi ishte e gjinisë mashkullore dhe u largua menjëher pas sulmit së bashku me dy persona të tjerë. Ajo është plagosur në të njëjtin vend ku edhe u dhunua fizikisht 6 vite më parë nga persona që kurrë nuk u identifikuan.

Dënime ndaj sulmit kundër gazetares Llakiq kanë ardhur nga adresa të ndryshme, mediat vendase, sektori civil, presidenca , kryeministria, ambasada amerikane e britanike dhe delegacioni i Bashkimit Evropian. Kryeministri Markoviq ka premtuar se fajtorët do të gjenden kurse kolegët dhe sektori civil kanë njoftuar sot protestë para ndërtesës së Qeverisë.

  • 1

    Radio