Arrestohet ulqinaku për tregti të qenieve njerëzore
Prej tvteuta18:09, 8 Maj 2018
Një banor i Ulqinit është arrestuar dje në Ostros të Krajës, me dyshimin se kishte organizuar kalimin e paligjshëm të disa shtetasve sirian nga Shqipëria në Mal të Zi. Policia ka ndaluar K.M 35 vjeç, i cili në makinën e tij të tipit passat ishte duke transportuar një grup të shtetasve sirian në drejtim të Podgoricës.
Sipas policisë , personi në fjalë për kalimin e kufirit të sirianëve dhe transportimin deri në Podgoricë, ka synuar të përfitojë 200 euro për person. Sirianët i janë dorëzuar sektorit të sigurisë në Ulqin, kurse i dyshuari është arrestuar me dyshimin e organizimit të tregtisë së qenieve njerzore.