Kulturë Më shumë

Teatri “Teuta” prezantoi dramën “Nana” në New York

Prej tvteuta15:36, 7 Maj 2018

Mbrëmë në teatrin “Symphony Space” në New York, teatri “Teuta” nga Ulqini u prezantua per bashkëatdhetarët me dramën “Nana”.

Mes lotëve dhe duartrokitjeve mërgimtarët e mbeshtetën shfaqen e cila në fokus ka figurën e nënës.
Regjisori Munib Abazi shprehet i lumtur që salla e teatrit ishte plot dhe që me ndihmën e Fondacionit shqiptaro amerikan u bë e mundur plotësimi i ëndërres që kjo dramë të prezantohet për bashkatdhetarët në Amerikë.

Aktorët Blerta Kurti, Muho Uruçi,Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq, Bashkim Alaj, Benjamin Abazi, si dhe interpretueset e poezisë Jetlira Hoxha, Mahmudije Nimanbegu, Aurora Kurti shprehen të kenaqura që patën mundësi të ndajnë skenën me emra të njohurnga e gjithë bota.

 

  • 1

    Radio