Nxënësit e SH.F Marshalli Tito treguan talentin e tyre
Prej tvteuta15:36, 5 Maj 2018
Nxënësit e Shkollës Fillore “Marshalli Tito” u përballën sot në finalen e projektit “Talenti im”. Nxënësit kanë kaluar disa shkallë të garës deri sa më të mirët preken finale. Të përgatitur nga mësimdhënësit , nxënësit konkuruan në muzikë, aktrim, recitim, picture, gjuhë të huaja, vallëzim dhe sport.
Drejtori i shkollës Arben Llunji u shpreh shumë i kënaqur për këtë organizim duke shprehur falenderiemt edhe për stafin e shkollës. Kryetari i juries , mësimdhënësi i gjuhës shqipe, Mefit Tela , u shpreh se nxënësit sot na treguan se janë edhe më të talentuar nga se çe mendonim ne. Nxënësit u shpërblyen me çmime ne kategoritë përkatëse duke marrë edhe nga një mirënjohje.