Sociale Më shumë

Çmimet e ilaçeve në Mal të Zi më të lartit në rajon

Prej tvteuta15:32, 5 Maj 2018

Organizata joqeveritare COD (Kod) ka publikuar listën e një sërë ilaçeve të rëndësishme për shëndetin e qytetarëve, si dhe çmimet e tyre në farmacitë vendase të cilët janë disa herë më të lartë se në vendet e rajonit. Nga kjo organizatë thonë se lista dhe çmimet e demantojnë vetë deklaratën e ministrit të shëndetësisë Kenan Hrapoviq se çmimet e ilaçeve në Mal të Zi janë më të ultit në rajon.

Një nga rastet e ndryshimit drastik në çmimin e ilaçeve është ai i ilaçit kundër hipertensionit, “Valsacor”, i cili në Mal të Zi kushton 9,46 euro, kurse në vendet fqinje mund të blihet për më pak se dy euro. Gjithashtu edhe ilaçet e tjerë që konsumohen më së shumti dhe janë të domosdoshëm për shumë qytetarë  në Mal të Zi janë disa herë më të shtrenjtë se në vendet e rajonit.

  • 1

    Radio