“ART CLUB” shenoi 1 vjetorin e vdekjes se piktorit Rudi Goga
Prej tvteuta09:42, 4 Maj 2018
Me rastin e 1-vjetorit të vdekjes së piktorit Rudi Goga , Shoqata e Artistëve dhe Intelektualeve “ART CLUB” ka bëre perurimin e monografise dhe hapjen e ekspozitës retrospektive të artistit te ndjerë . Reth monografisë së titulluar ” Të menduarit është formë ” dhe asaj se cfarë ka qenë dhe cfare ka lënë pas vetes artisti Rudi Goga, kanë folur tre paneliste në mesin e te cilëve gazetari dhe publicisti Ali Salaj dhe kritiku i pikturës Qazim Muja .
Si Salaj ashtu edhe Muja e krahasuan figurën artistike dhe punën e ketij piktori ulqinak të njohur edhe në Evrope , me atë të piktorëve më të shquar në botë të cilët pas vetes kanë lënë vepra të mëdha, si Picaso apo Van Gogh. Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë figura të shumta të shquara nga fusha te ndryshme te kulturës nga qyteti i Ulqinit dhe më gjërë.