Lamoviq: Puntorët në gjendje të vështirë ekonomike

Prej tvteuta14:24, 1 Maj 2018

1 maji në gjithë botën shënohet si Dita e Punëtorëve, ato në shenjë të kësaj date organizojnë greva me të cilat kërkojnë që të respektohen të drejtat e tyre dhe të kenë pagë më të madhe. Në komunën e Ulqinit situata e punëtorëve është e vështirë, ka ndërmarrje të cilat nuk kanë paguar rrogat deri në njëzet e një muaj, poashtu vonojnë dhe kontributet, kështu shprehet për televizionin Teuta kryetari i Sindikatit të punëtorëve në komunën e Ulqinit, Shefki Keko Lamoviq. Ai gjithashtu krahason vitet ’90 me ditët e sotme, kujton që në vitin 1990 në komunën tonë kanë qenë të punësuar 5722, ndërsa sot numri sillet rreth 2000 të punësuar, nga këto punëtor vetëm 927 pagat muajore i marrin me rregull. Problem tjetër janë dhe kontributet e papaguara, ka ndërmarrje që nuk i kanë shlyer ato që në vitin 2009 dhe kjo ka pasojat e veta, shumë nga të punësuarit nuk mund të pensionohen. Privatizimi i shumë objekteve ka ndikuar gjithashtu negativisht në gjendjen ekonomiko-sociale në komunën tonë. Papunësia ndikon në mërgimin e të rinjëve i cili është në numër shumë të madh, shton Lamoviq.

  • 1

    Radio