Sociale Më shumë

A.Zeneli: Jemi larg festimit, situatë e rëndë ekonomike në Ulqin

Prej tvteuta11:59, 1 Maj 2018

Kryetari  i Unionit të  Sindikatave të Lira të Malit të Zi, dega në Ulqin, Asllan Zeneli deklaroi për televizionin Teuta se gjendja në Komunën e Ulqinit është e mjerueshme, dhe punëtorët nuk kanë ç’farë të festojnë, por të protestojnë për gjendjen e tyre të mjerueshme.

“E vetmja shpresë për të rinjtë në Komunën e Ulqinit është ardhja e “Karismës “në Ulqin, ku do të punësohet një numër i konsiderueshëm i të rinjëve. Kam informata se edhe kjo kompani punëtorëve ju ofron paga shumë të ulëta, e mira është se po investohet dhe po lëviz diçka” shton Zeneli.

Sipas Zenelit Ulqini po braktiset dita ditës, të rinjtë në kërkim të një jete më të mire marrin rrugën drjetë shteteve përendimore dhe Amerikë, andaj duhet bërë çmos që situate ekonomike të përmirsohet, e kjo mund të bëhet vetëm me hapje të reja të vendeve të punës.

“Më 1 Maj, ftojmë të gjithë ata që kanë mbetur pa punë,që ju janë cunguar të drejtat që ju siguron ligji i punës, të na bashkëngjiten në protestë. Do të protestojmë për pakënaqësitë tona në qendër të Podgoricës me, me moton “Për paga më të larta” u shpreh Zeneli.

  • 1

    Radio