Kulturë Më shumë

“Të gjithë për turizëm” : Nata e dytë mblodhi kllapat e Malit të Zi

Prej tvteuta11:44, 1 Maj 2018

Nata e dytë e manifestimit tradicional “Të gjithë për turizëm” solli për publikun performansën e 7 Klapave nga teritori i Malit të Zi. Prezente në këtë koncert ishin kllapat nga Ulqini, Tivari, Podgorica e qytete të tjera. Në një atmosferë të bukur, për vendasit dhe mysafirët përveç muzikës , Organizata Turistike e Ulqinit ishte kujdesur qe të ofronte edhe ushqim nga produktet e detit. Drejtori i Organizatës Turistike Fuad Haxhibeti u shpreh për Televizionin Teuta se në Ulqin gjatë këtyre ditëve po qëndrojnë rreth 7000 turistë, dhe na gëzon fakti që po ju ofrojmë atyre program të larmishëm. Haxhibeti u bënë ftesë të gjithëve që të jenë prezent në Ranë në natën e tretë (datë 1 Maj) të manifestimit “Të gjithë për turizëm” ku do të përformojë këngëtarja nga Kosova Genta Ismaili me fillim në ora 22:00.

  • 1

    Radio