KARISMA ME OJQ-TË LOKALE PASTRUAN PLAZHIN E MADH

Prej tvteuta10:43, 23 Prill 2018

Karisma Hotels and Resort, OJQ ” Hapi i Gjelbert ” dhe “EKOVITA ” nga Ulqini në bashkëpunim me RLC Montenegro kanë organizuar aksionin për pastrimin e plazhit të madh, aksion ky i cili ka grumbulluar më shumë se 150 vullnetarë. Ky aksion ekologjik në mënyrë simbolike është zhvilluar në Ditën e Planetit Tokë, me qëllim që edhe këtë vit me anë të propagandës ekologjko – edukative të vetëdijësohen banorët në ruajtjen e natyrës dhe mjedisit natyrore teëqytetit më jugor të Malit të Zi.

Sipas ekologut Rasim Lika, njëherësh kryetar i OJQ “Ekovita ” kjo është një nismë shumë e mirë e cila duhet përgëzuar dhe duke qenë se për organizatorët është viti i parë rezultatet janë të kënaqshme. Xhelal Hoxha, kryetar i OJQ ” Hapi i Gjelbërt ” shpreson që kjo iniciativë e “Karisma Group” të kthehet në traditë.

Nga Karisma deklarojnë që i gëzon fakti që aksionin e tyre të parë ekologjik e kanë përkrahur instucione të shumta, dhe shpresojnë që  në vitet në vazhdim do ta përmbushin qëllimin e tyre, i cili është që organizime të kësaj natyre të kthehen në traditë për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, e që numri i tyre të jetë akoma më i madh.

  • 1

    Radio