Në vjeshtë priten punime në fasadën e Qendrës Shëndetësore në Ulqin

Prej tvteuta16:30, 18 Prill 2018

Drejtor i Qendrës Shëndetësore “Bogdan Vujosheviq” në Ulqin dr. Pavle Marnikoviq tha për Televizionin Teuta se rinovimi i hapsirave në këtë institucion shëndetësor deri tani ka kushtuar 27 mijë euro. “Kemi vendosur pllaka në hyrjen e Qendrës Shëndetësore, renovuar terësisht gjashtë tualete për pacientët dhe stafin dhe së shpejti priten punimet në vendosjen e pllakave në katin të parë”, tha Marnikoviq.

Në vjeshtë, një tjetër investim i madh pritet të përmirësojë efikasitetin energjetik të këtij institucioni. Sipas tij, këto punime do të financohen nga Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi. “Me këtë investim, ne do të përmirësojmë ndjeshëm efikasitetin energjetik të kësaj ndërtese, dhe fasada do të duket shumë më e bukur. Ky është një investim i madh për institucionin tonë”, përfundon Marnikoviq. Ai gjithashtu njoftoi se javën e ardhëshme do të shpallet një tender për blerjen e aparatiti me ultratinguj për nevojen e inçizimit me rreze X të ijeve tek fëmijët.

  • 1

    Radio