Sociale Më shumë

Flaka Avdiu dhe Arbinita Çobi ndër nxënëset më të mira të gjimnazit “Drita”

Prej tvteuta16:38, 17 Prill 2018

Tremujorshi i parë i gjysëmvjetorit të dytë ka përfunduar në fund të muajit të kaluar, gjimnazi privat “Drita” është i kënaqur me rezultatet e arritura. Dy maturantet e këtij institucioni Flaka Avdiu dhe Arbinita Çobi shpallen ndër nxënëset më të mira të gjeneratës së tyre. Ato të ftuara në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” folën për dymbëdhjet vite shkollim dhe për planifikimet për universitet.

Rezultatet shëmbullore i mundësojnë atyre që të përzgjedhin çfarë dëshirojnë, Arbenita në plan diçka që ka lidhje me medicinën, ndërsa Flaka është në dilemë mes medicinës dhe inxhinjerisë. Ato gjatë dymbëdhjet viteve kanë qenë nxënëse shëmbullore dhe motivin për të qenë më të mirat e gjejnë çdo herë në atë që dëshirojnë të mësojnë çdo herë diçka të re dhe më tepër.

  • 1

    Radio