Prej fillimit të vitit janë evidentuar 25 ndërtime pa leje

Prej tvteuta15:51, 14 Prill 2018

Policia Komunale e Ulqinit prej fillimit të vitit ka evidentuar 25 ndërtime pa leje, shumica e të cilëve nuk janë ndërtime të reja por ndërhyrje në objektet ekzistuese, tha për Televizionin Teuta shefi i kësaj policie Saubih Mehmeti.

Ai shtoi se ky numër është më i vogël se vitin e kaluar dhe se ato janë raportuar pranë Drejtorisë për punë inspektuese të cilët kanë kompetencë për marrjen e masave ndaj pronarëve. Sipas Mehmetit, problemi kryesor që nxit ndërtimin pa leje është mungesa e planeve urbanistike dhe mos ekzekutimi i masave ndëshkuese deri në fund.

  • 1

    Radio