Dënimet për mosregjistrim të fëmijëve në shkollë deri 1500 euro

Prej tvteuta09:51, 13 Prill 2018

Sipas Kushtetutës sës Malit të Zi e cila parasheh që shkollimi fillor të jetë i obligueshëm, dënimet për mosregjistrim të fëmijëve në shkollë janë të larta  dhe mund të shkojë deri 1500 euro.

Këto dënime mund tu jepen prindërve që nuk i regjistrojnë fëmijët në shkollë fillore, prej moshës 6 deri në atë 15 vjeçare. Regjistrimi mund të shtyhet në rast se miratohet nga shërbimi përkatës shëndetësor dhe me pajtim të prindërve, por në rast se për mosregjistrim nuk ka arsye, atëherë prindërit mud të sanskionohen me dënime që shkojnë prej 100 deri 1500 euro. Megjithatë, deri tani në Mal të Zi nuk është regjistruar asnjë rast i dënimit të prindërve për këtë fenomen, edhe pse mendohet se raste të tilla nuk mungojnë.

  • 1

    Radio