Mehmeti: Ndërtimet pa leje janë në rënie

Prej tvteuta15:45, 12 Prill 2018

Shefi i policisë komunale në Ulqin, Saubih Mehmeti, tha për Televizionin Teuta se në këtë periudhë, përkundër përceptimit të përgjithshëm, nuk ka rritje të ndërtimeve pa leje. Mehmeti tha se ndërtimet në Ulqin janë të shumtë por pjesa më e madhe jane me lejet përkatëse, kurse ato të tjerët janë evidentuar nga policia komunale dhe janë raportuar pranë Drejtorisë për punë inspektuese.

Sipas Mehmetit, një nga arsyet e ndërtimeve pa leje është edhe mungesa e planeve urbanistike, për  çka duhet të mbajë përgjegjësi edhe pushteti lokal. Në lidhje me objektin në Adë që po ndërtohet nga Rivier a e Ulqinit, Mehmeti tha se policia komunale ka vepruar në kuadër të kompetencave dhe sipas njohurive të tyre, Drejtoria për punë inpsektuese ka marrë vendimin për ndalimin e punimeve, pasi objekti në fjalë nuk kishte leje as për shembje as për rinovim.

  • 1

    Radio