Kulturë Më shumë

Shaban Gjekaj, 50 vite me publikun

Prej tvteuta17:12, 10 Prill 2018

Kur fillon një punë të re, në shumicën e rasteve nuk e imagjinon se mund të jetë profesioni i së ardhmes, e në veçanti kur bëhet fjalë për muzikën. Muzika është një fushë kur mund të jeshë në skenë për aq kohë sa ke çfarë ti dhurosh publikut, sa je i dashur për to. Shtrohet pyetje se a mund të arrihet ndonjëherë 50 vjetori i karrierës? Normal që po.

Këngëtari i mirënjohur Shaban Gjekaj më 4 prill i mbushi 50 vjetë karierë muzike. Për këtë arsye ai ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” për të folur se si mund ti rezistosh kohës dhe të jeshë plotë 50 vite i dashur për publikun. Dalja e parë e tij në skenë ishte më 4 prill të vitit 1968, në Pallatin e Kulturës së Prizrenit me rastin e Ditës së studentave, kështu e kujton Gjekaj daljen e tij ti parë.

Prej aty nisi kariera muzikore, fillimisht  në SHKA “Agimi”, pastaj në RTP, Akordet e Kosovës, dhe deri sot në shumë festivale, koncerte, gëzime familjare etj. Shaban Gjekaj gjatë kësaj peridhe ka fituar shumë çmime, diploma, pllaketa, mirenjohje, e veçon “Mirnjohja e qytetit” që vjen nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Ka marr pjesë në turne të ndryshëm si në vend ashtu dhe jashtë.

Shaban Gjekaj këtë vit do të publikoj albumin e dymbedhjetë me këngë popullore.

  • 1

    Radio