Artistët vendas dhe grupi nga Kroacia kënaqën publikun për Ditën e Ulqinit
Prej tvteuta14:25, 9 Prill 2018
Me koncertin e artistëve vendas dhe të grupit Indira&Forza Colonia nga Kroacia, përfundoj manifestimi i ditës së Komunës së Ulqinit. Në një atmosferë ku përveç vendasve kishte dhe mysafir nga vendet e rajonit, Plazhi i Vogël mori pamje të një feste të vërtetë. Drejtori i Organizatës Turistike, Fuad Haxhibeti shprehet që padyshim kjo ishte nata kulmore e organizimeve.
Ajo që ishte kryefjala e mbrëmjes ishte këntarja Indira e cila shprehet e kënaqur që rikthehet në Ulqin për të përformuar për publikun e saj të dashur.