Kryetari Cungu uron besimtarët me rastin e festës së Pashkëve
Prej tvteuta16:48, 7 Prill 2018
Kryetari i Komunës së Ulqini Nazif Cungu, uron të gjithë besimtarët ordodoks në Komunën e Ulqinit me rastin e festës së madhe të Pashkëve.
“Të dashur ulqinakë dhe ulqinake të besimit ortodoks, shfrytëzoj rastin që të ju uroj përzemërsisht festën e Pashkëve, festën më të gëzueshme të krishterë, me shpresë se do të sjellë paqe, dashuri dhe mirëkuptim. Uroj që këtë festë ta kaloni në rrethin familjar në frymën e mirëkuptimi dhe tolernacës së ndërsjelltë, sepse këto janë vlerat e vërteta të shoqërisë sonë multietnike dhe multikonfesionale.”, thuhet ndër të tjera në urimin e kryetarit Cungu.