Peshkopi Smiljiq dërgon mesazh urimi me rastin e festës së Pashkëve

Prej tvteuta16:24, 6 Prill 2018

Me rastin e festës më të madhe të Pashkëve, peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe në Ulqin Sinisha Smiljiq, dërgoi mesazh urimi për të gjithë besimtarët ortodoks . “Festa jonë më e gëzeshme, Pashkët, është festë që shënon kuptimin dhe thelbin e besimit tonë, sepse  e kotë do të ishte sakrifica e Zotit, Ungjilli, dhe i gjithë besimi ynë, nëse nuk kemi arritur fitoren mbi vdekjen.

Këtë festë të gëzueshme e festojmë pikërisht ashtu si duhet, dhe në bazë të kësaj feste dëshiroj ti uroj të gjithë të krishterët ortodoksë në famullinë tonë dhe të gjithë të krishterët ortodoksë kudo që ndodhen, me përshëndetjen tonë tradicionale – Krishti u ringjall-Me të vërtetë u ringjall “, thuhet ndër të tjera në mesazhin e peshkopit Smiljiq.

  • 1

    Radio