Mbahet Konferenca  e X-të Shkencore Ndërkombëtare 

Prej tvteuta16:23, 6 Prill 2018

Në kuadër të aktiviteteve  për “Ditën e Komunës  së Ulqinit” ,  u mbajt konferenca e X-të jubilare shkencore “Inovacioni,arsimimi,kërkimet dhe shkenca në funksion të globalizimit” , e organizuar nga Instituti për hulumtime shkencore,në bashkpunim me Komunën e  e Ulqinit dhe Organizatën Turistike. Konferenca bashkoi jo vetëm pjesëmarrësit nga rajoni, por edhe intelektualë pothuajse nga mbarë bota.

Prezent ishin profesorë,akademikë, hulumtues shkencor, ,gazetarë, etj. Konferencën e përshëndeten  nënkrytarja e komunës Hatixhe Gjoni dhe drejtori i Organizatës Turistike Fuad Faxhibeti, si dhe të ftuarit që vinin nga vende të ndryshme. Organizatori i Konferencës Dr. Elez Osmani tha se në Konferencë janë paraqitur mbi 150 punime të  200 autorëve. Konferenca,  nën organizimin e këtij instituti, në krye të së cilit është dr Elez Osmani, organizohen tradicionalisht me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio