Sociale Më shumë

Këtë të diele “Me biçikletë në Shkodër”

Prej tvteuta16:20, 6 Prill 2018

Për të katërtin vit me radhë Shoqata ”Promul” nga Ulqini kësaj të diele me  08.04.2018, do të organizojë aktivitetin sportivo – rekreativ ”Me biçikletë në Shkodër”. Aktivitet ky i nisur me idenë e argëtimit dhe shoqërimit mes adhuruesve të këtij sporti. Rruga Ulqin – Shkodër në një drejtim është e gjatë 40km dhe shkalla e vështirësisë është e mesme, kështu deklaron për televizionin Teuta, Alim Nika përfaqësuesi i shoqatës “Promul”.

“Nisja do të bëhet nga piceria Papillon në orën 08:00, në ora 09:00 do të jetë takimi me udhëtarët tjerë në Krythë, pastaj në ora 09:30 në Katërkollë tek pika e karborantit Lukoil, ndërsa në ora 10:00 me bashkëudhëtarët të cilët nisen nga Sukubina”, kështu shprehet Nika.

  • 1

    Radio