Kulturë Më shumë

Ekspozitë e artistëve vendas dhe koncert i nxënësve të Shkollës së Muzikës

Prej tvteuta16:16, 6 Prill 2018

Për të shtatin vit me radhë , Komuna e Ulqinit ka mundësuar zhvillimin e ekspozitës kolektive të vizatimeve dhe punimeve të artisteve vendas . Është ky tashme një nga aktivitetet tradicionale të cilat organizohen çdo vit në kuadër të aktiviteteve kushtuar Ditës se Ulqinit, e cila festohet në të shtunën e parë të muajit prill .

Koncerti i nxënesve të shkollës së Muzikës së Ulqinit është gjithashtu pjesë e këtyre aktiviteve tradicionale , aktivitet që sigurisht nuk mungoi as sivjet. Aktiviteti qendror me rastin e Ditës se Komunes se Ulqinit është paraparë për këtë të shtune me koncertin e grupit Indira&Forca Colonia nga Kroacia , me fillim ne ora 21.00.

  • 1

    Radio