Digjet shtëpia e pleqëve në Zogaj

Prej tvteuta10:52, 6 Prill 2018

Mbrëmë rreth orës 22.30 në objektin e shtëpisë së pleqëve në Zogaj ka shpërthyer zjarr, si pasojë e të cilit objekti është djegur pothuajse plotësisht.

Zjarrëfikësit e Shërbimit të Mbrojtjes  dhe Shpëtimit, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit, nuk kanë arritur të shpëtojnë objektin, por vetëm disa pajisje teknike, konfirmoi për televizionin Teuta shefi i këtij shërbimi Flamur Sella. Sipas njoftimeve paraprake, objekti nuk ka qenë në funksion prej 31 marsit akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit.

 

  • 1

    Radio