Seanca përkujtimore për dekanin e FEB: “Margjokiq do të kujtohet nga brezat”

Prej tvteuta15:50, 5 Prill 2018

Në amfiteatrin mbushur përplot të Fakultetit për Ekonomi së Biznesit në Tivar, u mbajt seancë përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të dekanit të fakultetit prof. dr. Bozho Margjokiq. Nga Margjokiq, i cili e themeloi këtë institucion arsimor, u ndanë  kolegët, doc.dr. Veselin Orlandiq, rektor i Universitetit “Adriatik” prof. Dr. Stevo Nikiq, përfaqësues të studentëve dhe administratës së fakultetit.

Në një fjalim emocional, Orlandiq tha se kurrë nuk do të harrohet një shok dhe mik të dashur, i cili ishte një shembull për të gjithë ata që e njihnin.  Prof. dr.Bozho Margjokiq, në vitin 2012 themeloi Fakultetin e Ekonomisë së Biznesit, dhe gjatë jetës së ka kryer shumë funksione. Ai ishte doktor i shkencës së marketingut dhe menaxhimit dhe nxënës i gjeneratës së parë të Gjimnazit në Tivar.

  • 1

    Radio