60 për qind të institucioneve e shkelin ligjin

Prej tvteuta09:52, 4 Prill 2018

Ministria për punë e çështje sociale dhe Komunat vazhdojnë të shkelin ligjin dhe nuk i publikojnë të dhënat për asistencat sociale, duke rrezikuar kështu transparencën e procesit zgjedhorë, ka tërhequr vërejtjen zëvendës drejtorja e Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT), Biljana Papoviq.

Ajo ka theksuar se monitorimi i kësaj Qendre ka treguar se obligimet gjysme mujore të publikimit të asistencave sociale, përveç Ministrisë për punë dhe çështje sociale, nuk i kanë plotësuar edhe shumë Komuna tjera, në mesin e të cilave janë edhe komunat e Podgoricës, Gucisë, Petnjicës, Rozhajës dhe Ulqinit.

  • 1

    Radio