Sociale Më shumë

Sonte fillojnë aktivitetet me rastin e Ditës së Komunës së Ulqinit

Prej tvteuta10:01, 3 Prill 2018

Dita e Komunës së Ulqinit këtë vit festohet me datë 7 prill, por organizimet fillojnë më heret. Më datë 3 prill në hotelin “Otrant” në ora 19:00 do të bëhet hapja solemne e turneut prestigjoz “Davis Cup 2018”, më 5 prill të enjten në ora 11:00 do të bëhet inagurimi i trotoarit dhe ndriçimit të ri në Mëhallën e Re, kurse në mbrëmje me fillim në ora 19:00 koncerti tradicional i dhjeti me radhë i shkollës së muzikës të Ulqinit, ndërsa në ora 20:00 ekspozita e artistëve vendas. Ditën e premte më 6 prill, në ora 10:00 në sallën e madhe të kuvendit komunal do të mbahet konferenca e dhjetë shkencore “Inovacioni, arsimimi, hulumtimi dhe shkenca në funkcionin e zhvillimit global” e organizuar nga Qendra e hulumtimeve ekonomike nga Ulqini, gjithashtu po të njëjtën ditë do të mbahet turneu miqësor në futboll iorganizuar nga Qendra sportive “Causheviq”. Më 7 prill të shtunen do të jetë seance solemne e Kuvendit Komunal të Ulqinit e cila do të mbahet në Qendrën për Kulturë në ora 11:00.

  • 1

    Radio