Lista e re e ilaçeve do ti ndihmojë shumë pacientët

Prej tvteuta09:35, 1 Prill 2018

Anëtarja  e Komisionit për përpilimin e listës së re të ilaçeve në Ministrinë e Shëndetësisë së Malit të Zi, Olgica Knezheviq, në intervistë për televizionin Teuta  tha se lista e re e ilaçeve përfshin lloje të reja të cilët do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e kujdesit ndaj pacientit. Lista e re, sipas saj, është bërë në mënyrë integrale nga dy lista – ajo bazë dhe e shtuar, çka është një hap shumë i madh përpara për të gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor, por edhe për shëndetin e përgjithshëm të pacientëve.

Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit  në Ulqin dr. Pavle Marnikoviq, pohoi se me sistemin e ri të dhënies së recetave nuk do të ketë deficit të ilaçeve. Ai shtoi se ishte i kënaqur me mënyrën se si mjekët e institucionit e kanë pritur sistemin e ri, dhe beson se edhe pacientët shpejt do të mësohen me mënyren e re të dhënie së recetave.

  • 1

    Radio