U mbajt koncerti i katërt i sezonit të dytë koncertor “Vivo”
Prej tvteuta10:52, 31 Mars 2018
Koncerti i katërt me radhë i sezonit të dytë koncertor “Vivo” rezultoi i suksesshëm pas interpretimit solo të disa nga pjesëve më të njohura të artistëve më të mëdhenj të muzikës botërore nga sopranoja vendase Hristina Dragoviq – Spasiq . Protagonistja e kësaj mbrëmjeje për Tv Teuta tha se ndien kënaqesi të veçantë sa herë që kthehet për të përformuar në vendlindjen e saj , aty ku edhe është formuar si asrtiste.
Gjylije Pelingu , një nga organizatoret e këij cikli koncertor , thotë se është e lumtur që edhe ky koncert përfundoi me sukses dhe se deri në përfundim të ketij sezoni kane parashikuar edhe dy koncerte , nga të cilët i fundit do të mbahet në muajin qershor. Edhe pse në një numër të vogël , publiku ka ndjekur me vemendje gjithë koncertin , çka e kanë dëshmuar edhe duartrokitjet pas përfundimit të secilës pjesë.