Pashkët janë momenti më i mirë për ti hapur zemrat njëri-tjetrit

Prej tvteuta14:15, 30 Mars 2018

Qindra milionë besimtarë krishter në botë më 1 prill festojnë Pashkët, ditën më të rëndësishme të kalendarit të tyre, që shënon ringjalljen e Krishtit. Kjo festë është bashkim i besimit dhe traditës, e kultivuar që ngaherë, ndërsa fillon të enjten e madhe që para lindjes së diellit.

Pashkët janë momenti më i mirë për ti hapur zemrat njëri-tjetrit, sepse kjo është festa e paqes dhe pajtimit, ku mëshira dhe dashuria ngadhnjejnë mbi çdo të keqe, kështu shprehet dom Simon Filipaj.

Nisja e ceremonisë së pashkëve, sjell si simbol dhe ngjyrosjen e vezëve të pashkës me të kuqe, e cila tregon dhe traditën e hershme të kësaj feste.

Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

  • 1

    Radio