Sociale Më shumë

SHB ”Rumia” organizon rutën e radhës Tivar – Krajë

Prej tvteuta15:47, 29 Mars 2018

Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” vazhdon traditën e vet të shetitjeve, kësaj radhe organizon ecje nga Tivari deri në Liare të Krajës. Të dielen më datë  1 prill të gjithë të interesuarit mund ti bashkangjiten grupit për të vizituar disa nga vendet si Shpella e Kuqe, Baltna, Kroni i Shkallës etj.

Njëri ndër organizatorët, Muhamed Kollari për televizionin Teuta thotë se nisja do të bëhet nga Komuna e Ulqinit në ora 07:00, në ora 08:00 vizitë në ish ndërtesën e Monopolit të Duhanit në Tivar, kurse në orën 09:00 do të bëhet nisja nga Tivari i vjetër (Kalaja) për në Liare të Krajës. Çmimi i biletës është 8€ për person dhe në të  është i përfshirë udhëtimi nga Ulqini deri në Tivar si dhe kthimi nga fshati Liare për në Ulqin. Personat ose grupet që do udhetojnë me mjetet e vendosura ne dispozicion nga SH.B.RUMIA duhet te lajmrohen deri me datë 30 Mars. Të interesuarëve u sugjerohet që për udhëtim të përgatiten në mënyrë të përshtatëshme.

  • 1

    Radio