Sociale Më shumë

Gastronomi Senad Malokraja, vendi i parë në “Alb Cook Fest 2018”

Prej tvteuta15:16, 27 Mars 2018

Për herë të parë në Shqipëri u organizua “Alb Cook Fest 2018”, konkursi i parë ndërkombëtar për kuzhinë, piceri dhe banakierë. Me një pjesmarrje nga shumë vende të rajonit e më gjerë, ky konkurs u vlerësua nga ekspertët e jurisë së World Chef. Në pjesëmarrje ishte dhe përfaqësuesja e Malit të Zi e udhëhequr nga gastronomi nga Ulqini Senad Malokraja, të cilët në këtë garë u vlerësuan me vendin e parë.

Të gjithë garuesit kanë kanë konkuruar me tre piata, paragjellë që ishte pasta, gjella kryesore prej mishi, kurse piata e tretë ishte ëmbëlësirë sipas dëshirës.

Senad Malokraja fillimet e tija në këtë profesion i ka që në fëmijërinë e hershme. Si adoleshent ka punuar në restaurante të Ulqinit, ku pastaj vazhdon në Gjermani, atje dhe punon dhe përvetëson më së miri profesionin e vet. Rikthehet në qytetin e lindjes ku sjellë një kulturë të re të kulinarisë. Ndër vite shquhet si kuzhinieri dhe pastiçieri më i veçant i Ulqinit dhe për këtëështë shpërblyer disa herë. Për te ky nuk ishte konkursi i parë ku mori pjesë, ai talentin e vet e ka shpalosur dhe në ngjarje tjera me karakter garues, por jo vetëm.

  • 1

    Radio