Sociale Më shumë

Ndërtimi i rrugës dëmton gypat e ujësjellësit

Prej tvteuta15:35, 26 Mars 2018

Zhvendosja e gypave të ujësjellësit në aksin rrugor Ulqin Krythë, ndërmarrjes “Ujësjellës kanalizime” përveç që i sjell probleme të përditshme, në të njëjtën kohë dëmton shumë edhe buxhetin.

Drejtori Fehim Avdiu shprehet se në pjesën e rrugës e cila është në ndërtim e sipër ka shumë probleme, siç janë dëmtimet e gypave që mund të jetë nga pakujdesia, pasi kryerësi i punimeve e ka skemën e rrjetit të vendndodhjes së tyre. Këto prishje të njëpasnjëshme në një periudhë të shkurtër kanë ndikuar që qytetarët mos të jenë të furnizuar rregullish me ujë edhe se situata vazhdon të mos jetë normale.

  • 1

    Radio