Bashkësia Islame organizon program fetar me rastin e muajve të mëdhenj
Prej tvteuta15:16, 14 Mars 2018
Bashkësia islame në Mal të Zi në bashkëpunim me Mexhlisin e Bashkësisë Islame të Ulqinit më 23 mars të këtij vitit në ora 20:00 në Qendrën kulturore organizojnë program fetar të titulluar “Mirë se vini muajt e bekuar” në prag të muajve Rexhep, Shaban dhe Ramazan.
Ligjerues i mbrëmjes është teologu nga Prishtina Mustafa Havolli, lexim Kurani Hafiz Hakim Ilazi, ndërsa ilahi do të interpretoj Fahrudin Jashari, kurse nuk do të mungojnë as ilahitë e përgaditura nga kori i medresesë Mehmet Fatih” dhe kopshti “Xixëllonjat”.