Kulturë Më shumë

Qendra Kulturore në përgaditje të disa aktiviteteve

Prej tvteuta17:23, 9 Mars 2018

Aktivitet kulturore të cilat kanë karakerizuar muajt e parë të këtij viti janë të lidhura me muzikën dhe filmin, shprehet për Televizionin Teuta drejtori i Qendrës Kulturore Astrit Salaj.  “Aktualisht jemi të përqëndruar në organizimin e aktivitetit Netët e Stinës, natën pranverore të cilën e planifikojmë ta mbajmë në datën 20 Mars”, deklaron drejtori Salaj.  Synimi është që nata pranverore të zgjerohet edhe për nga kohëzgjatja edhe për nga pjesamrrësit.

Edhe pse akoma presin konfirmimin final, pritet që pjesë të këtij organizimi të jenë edhe dy nga aktoret e serialit kosovar  “O sa mirë” , thotë për Televizionin Teuta drejtori i Qendrës Kulturore Astrit Salaj. Aktviteti i rradhës është i planifikuar për me datën 22  mars , ku pritet që në Ulqin të përformojë  West Coast Simfony, orkestra nga Kanada me mbi 40 pjesmarrëse , aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit, ndërsa në datën  30 mars do të mbahet kocerti i rradhës Vivo.

  • 1

    Radio