Kulturë Më shumë

“Servantes” tejkalon pritshmëritë e publikut

Prej tvteuta09:59, 29 Janar 2018

Në amfiteatrin e Qendrës për kulturë për herë të parë u shfaq filmi i metrazhit të shkurtër “Servantes” i cili është produkcion i OJQ “Ad hoc” nga Ulqini. Qëllimi i filmit është që këtë personazh të njohur letrar dhe historik ta rikthejnë në vëmendje.

Ky film nënshkruhet nga Robert Jankoviq i cili është ideator dhe regjisor i filmit, ndërsa pjesë kyçe janë dhe Astrit Lajka – ideator dhe producent, Adriana Hoxha – skenariste dhe Imi Nimanbegu – kompozitor. Rolet kryesore i takuan Mirsad Suleviq dhe Margareta Shkreli për të cilët ky është roli i parë.

  • 1

    Radio