Kulturë Më shumë

Me dramën “Si Maria” hapet sezoni i Krishlindjeve

Prej tvteuta13:26, 18 Dhjetor 2017

Me dramen “Si Maria”te shfaqur mbreme ne Sallen e qendres për kulture ne Ulqin , Kisha Katolike e Ulqinit startoi me aktivitetet e planifikuara per ket vit me rastin e Krishtilindjeve dhe Vitit te Ri. Në bashkëpunim me rininë e famullisë së Bushatit të Shkodrës, per here te pare ne Ulqin u shfaq drama kushtuar martires shqipare.

Pas  përfundimit të shfaqes rinia e kishës ka përgaditur disa punime dore të cilat jane shitur me një çmim simbolik. Të hollat e grumbulluara do te shkojne per disa familje në nevojë, sqaron për televizionin Teuta don Gabriell Grabanica. Deri në fund të dhjetorit ky intitucion fetar do të ketë dhe aktivitete tjera. Me datë 23 të këtij muaji fëmijët dhe rinia do të kenë sfilatën në Ranë e cila do të karakterizojë Krishtlindjet, dhe e cila do të jetë e mbushur me surpriza. Si shpërblim për punën e pa lodhëshme të aktivistëve, kisha ka organizuar udhëtimin e fundvitit për në Zvicërr ku do të presin edhe Vitin e Ri.

  • 1

    Radio