Kulturë Më shumë

U hap ekspozita “Mbretëresha Teuta”

Prej tvteuta10:10, 28 Tetor 2017

Të premten në mbërmje në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë u hap ekspozita e pavarur e profesoreshës së në pension Stanislava Krivokapiq. Në hapjen e ekspozitës, foli kritiku i artit Qazim Muja dhe autorja e ekspozitës, ndërsa ekspozita u hap zyrtarisht nga drejtori i Qendrës Kulturore Astrit Salaj.

Ekspozita e 38 pikturave është rezultat i shumë viteve të punës së Krivokapiq, e dominuar nga elementët e jetës së mbretëreshës ilire Teuta, e cila i frymëzoi bashkëkohësit e saj me bukurinë dhe shpirtin luftarak. Ekspozita për vizitorët do të jetë e hapur shtatë ditë.

 

  • 1

    Radio