Kulturë Më shumë

Përfundojnë xhirimet e filmit “Servantes”

Prej tvteuta16:31, 21 Tetor 2017

Kanë përfunduar xhirimet për filmin me metrazh të shkurtër “ Servantes “  i cili është produksion i OJQ “Ad hoc” nga Ulqini. Të ftuar në emision “FLASIM” të Televizionit Teuta për të folur mbi përfundimet e xhirimeve si dhe mbi punën në përgjithësi ishin :Robert Jankoviq – ideator dhe regjisor i filmit ,Astrit Lajka – ideator dhe producent, Adriana Hoxha – skenariste dhe Imi Nimanbegu – kompozitor.

Regjisori i filmit Robert Jankoviq u shpreh se realizimi i këtij filmi ka për qëllim që këtë personazh të njohur letrar dhe historik ta rikthejnë në vëmendje. Ndërsa skenaristjaa e filmit Adriana Hoxha tha se kjo është një legjendë dhe nuk duhet të ketë supozime se ky film po ndryshon historinë, thjesht bëhet fjalë për një verzion të ri, gjithsesi të bazuar në gojëdhena dhe literaturë. Xhirimet janë zhvilluar në Kalanë e Ulqinit, në Plazhin e Vogël, Liman dhe Ullishtë. Në rolet kryesore luajnë Mirsad Suloviq në rolin e Servantesit dhe Margareta Shkreli në rolin e Dulcineas. Premiera e filmit pritet që të jetë në muajin dhjetor.

  • 1

    Radio