Kulturë Më shumë

Regim i Marash Dukaj: Nuk kam dhane pergjigje negative

Prej tvteuta22:06, 13 Shtator 2017

Të dashur prind,
Të nderuar qytetarë,

Nga sot, në portale  mund të lexojmë një deklaratë të disa anëtarëve të Këshillit të prindërve të shkollës fillore “Mahmut Lekiq”. Nuk e kam ndërmend të bëj polemika me askënd, por për faktin që emri im për arsye të njohura po përmendet disa herë, si dhe për hirë të së vërtetës, dua të bëj disa sqarime për opinionin e gjerë:

• Apsolutisht që kërkesat e prindërve janë të arsyetuera dhe të mbështetura në ligjet përkatëse, për çka u’a kam konfirmuar me pjesmarrjen dhe mbështetjen time në mbledhjen e mbajtur para disa ditëve për këtë çështje në lokalet e shkollës fillore.
• Ata që jetojnë në këto treva, e dijnë shumë mirë që ky problem nuk është i paraqitur sot, ose para katër viteve, por është bartur me dekada!
• Nuk kam dhanë përgjigje negative për kërkesën e prindërve, por kam kërkuar kohë, që më së largut deri në fund të këtij muajit, çështja e gjuhës italiane dhe angleze të rregullohet në favor të kërkesave të prindërve dhe në përputhshmëri me ligjet në fuqi, për çka edhe sot janë ndërmarr hapa konkret në këtë drejtim.
Sinqerisht,
Marash Dukaj

  • 1

    Radio