Kulturë Më shumë

Sonte fillon festivali “Belcanto Dolcinio”

Prej tvteuta12:15, 8 Shtator 2017

Edicioni i sivjetëm i festivalit të muzikës klasike “Belcanto Dolcinio” do të filloj më datë 8 shtator dhe do të zgjasë deri më 10 të këtij muaji. Zhvillohet në lokacione të ndryshme dhe gjithsejt do të ketë 4 koncerte me artist vendas, por jo vetëm. Qëllimi i festivalit është që të ngrisë Ulqinin në piedestalim më të lartë të muzikës dhe aktiviteteve kulturore, kështu shprehet organizatori i këtij eventi Cafo Boga.

Ky është viti i dytë që Ulqini është nikoqir i artistëve me renome ndërkombëtare të cilët do të interpretojnë për publikun komponime të ndryshme. Sonte në hotelin Mediteran do të mbahet koncerti i parë dhe do të filloj në ora 20.

Qëllimi i organizatorit dhe grupit punues të “Belcanto Dolcinio” është që ky festival të shëndrohet në traditë dhe ti hap dyert e veta për emra të spikatur të fushës së artit.

  • 1

    Radio