Kulturë Më shumë

Skena Verore: Shfaqja “Nheshtje” dhe poeti Elhaid Cufi

Prej tvteuta09:56, 22 Gusht 2017

Mbrëmë në ambientet e Muzeut në Kalanë e Ulqinit në kuadër të Skenës verore u mbajt shfaqja “N’heshtje” të regjisores nga Ulqini Edina Mustafiq. Shfaqe pa tekst e cila lë të kuptohet që në fokus ka tema sociale të cilat i takojnë të përditshmërisë, një ndërthurje e dashurisë, xhelozisë, moskumunikimit bën që shumë vendime të sillen në mënyrën e gabuar. Menjëherë pas shfaqes u vazhdua me mbrëmje letrare, tema ishte dashuria.

I ftuar special ishte shkodrani Elhaid Cufi, poeti më i ndjekur shqiptar në rrjetet sociale. Pjesëmarrësit e  këtij programi interpretuan disa nga poezitë e tija. Ndërsa sonte në orën 21 në Skenë do të ngjitet një stand up comedy e teatrit nga Tirana të cilët do të prezantohen me një shfaqe për fëmijë.

  • 1

    Radio