Filloi “Skena verore 2017”
Prej tvteuta15:39, 2 Gusht 2017
Mbrëmë në ambientet e Muzeut në Kalanë e Ulqinit u hap edicioni i sivjetshëm i Skenës verore. Nata e parë ishte e rezervuar për monologun “Një bisedë me plisin” të cilin e interpretoi aktori Çun Lajçi dhe u përcjell me duartrokitje të shumta të publikut. Si pjesë e dytë e kësaj mbrëmje ishte dhe pjesa e ciklit “Natë stine” e që ju kushtua “Natë vere në Ulqin” dhe ishte e përbërë nga poezitë dhe prozat të cilat u interpretuan nga Jetmira Hoxha, Edina Mustafiq dhe Bashkim Alaj.
Dhe në mënyrë që as muzikën mos ta anashkalojnë spektatorët i argëtoj këngëtarja e re Eriona Hoti.