Sonte fillon edicioni i 25-të i manifestimit “Kalimera Poetike”
Prej tvteuta09:45, 2 Gusht 2017
Me shfaqjen e filmit dokumentar “25 vjet të ‘Kalimerës Poetike’” dhe mbrëmjen autoriale me shkrimtarin Bashkim Shehu, sonte në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit fillon edicioni i 25-të i manifestimit “Kalimera “Poetike”, i cili organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.
Përpos Shehut, mysafirë të këtij edicioni jubilar janë edhe shkrimtarët Jusuf Buxhovi nga Kosova dhe akademiku Zuvdija Hoxhiq nga Mali i Zi, si dhe piktorja Majlinda Kelmendi. “Kalimera Poetike” organizohet rregullisht që nga viti 1993 dhe vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Edhe këtë vit, ky manifestim mbahet në kuadër të Festivalit “Skena Verore”.