U përurua libri Dr. Simë Gjon Dobrecit
Prej tvteuta16:23, 29 Korrik 2017
Mbrëmë në bibliotekën e Ulqinit, në prezencën e një numri të madh të dashamirësve të librit dhe vetë autorit, u mbajt perurimi i librit të Dr Simë Gjon Dobrecit i titulluar “Krijime popullore shestanase”. Recensionet e punuara nga Prof. Emil Lafe dhe Prof Dr Hajrullah Koliqi e vlerësojne këtë botim si të çmuar për popullin shqiptar, në veçanti për mbrojtjen e traditës të kulturës kombëtare, e sidomos të anëve të Krajës.
Përveç autorit i cili i përshendeti dhe i falenderoi të gjithë ata që mbështeten këte botim, për librin folën edhe Dr Gani Karamanaga, Don Gabriell Grabanica, Ali Gjecbritaj dhe Gazmend Çitaku.