Kulturë Më shumë

U mbajt manifestimi “Në fillim të Verës” në Krajë

Prej tvteuta10:31, 26 Korrik 2017

Manifestimi tradicional “Në fillim të Verës” u mbajt mbrëmë në Krajë për të 25-in vit me rradhë. Ashtu si edhe vitet e kaluara ky manifestim mblodhi mjaft njerëz nga Kraja dhe rrethina, por sidomos nga diaspora.

Fjalën e hapjes e mbajti organizatori, kryetari i degës së Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në Krajë , dr. Ismai Doda, i cili theksoi rëndësinë e manifestimeve të tilla në ruajtjen e identitet unik të kësaj treve dhe falenderoi të pranishmit që me pjesmarrjen e tyre i shtojnë madhështinë këtij organizimi.

Në vazhdim të pranshmit patën mundësi të kënaqen nën ritmet muzikore të këngëtarëve të mirënjohur si dhe pika humoristike nga artistët shkodranë.

 

  • 1

    Radio